Qeveria do të rishikojë skemën e rimbursimit të TVSH-së për produktin e qumështit. Gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë mbi draftbuxhetin 2021, ministri Bledi Çuçi ka pranuar se ulja e saj vitin e kaluar nga 20% në 6% ka penalizuar fermerët nismë e cila është kontestuar fort prej tyre , teksa ka njoftuar se po shikohet mundësia për ndryshimin e saj.