Një libër kushtuar miqve të tij. Shumë nga ata do të gjejmë në librin "Mur" të artistit Vladimir Myrtezai. Shpesh artistët pamorë e kanë të vështirë të adaptohen me fjalën. Por duket se kjo e fundit shkrihet shumë mirë tek ky artist, sepse shkrimi është pjesë organike e tij, sidomos në këtë kohë vetmitare.