Mask Velo, një vepër e hershme nga cikli ‘Lebërit’- Artkand
25/02/2023 15:00

Teknikë e përzier mbi letër, 30x40 cm, viti 1996, cmimi 1500 euro. Maks Velo lindi në Paris më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në qytetin e Korcës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet '78-'79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg. Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: "Kokëqethja", "Palltoja e burgut", "Thesi i burgut", "Paralele për arkitekturën", "Kohë antishenjë", "Jeta ime në figura " etj. Si artist, ai krijoi në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër ishte i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar. U nda nga jeta në Tiranë në 7 maj 2020.

Petro Kokushta: Dy vepra, dy histori, çfarë i bën të veçanta? – Artkand
10/10 15:00
“Reç” | Revoltë, figura groteske dhe një gjuhë e pakufizuar pikture – Artkand
10/10 15:00
Petro Kokushta | Dy piktura për shitje dhe historia pas tyre – Artkand
10/10 15:00
Nga Petro Kokushta te Ibrahim Kodra, veprat dhe historitë që fshihen pas tyre – Artkand
10/10 15:00
Es Delvin, kur performanca shndërrohet në art – Artkand
10/10 15:00
Ibrahim Kodra përtej pikturës | Anila Mema zbulon historinë e “Deti dhe Muzika” – Artkand
10/10 15:00
Skënderbeu në bronz | Ardian Pepa sjell një interpretim të veçantë -Artkand
03/10 14:45
Artkand rikthehet me sezonin e 7-të! Arti, historitë dhe veprat që nuk duhen humbur -Artkand
03/10 14:45
Agim Zajmi | Një vepër e viteve ’80 që rikthehet në vëmendje -Artkand
03/10 14:45
Dieter Rams: Pse dizajni i mirë është kaq i thjeshtë? -Artkand
03/10 14:45
Rexhep Selimi përmes pikturës | Vepra kushtuar UCK ekskluzivisht në Artkand -Artkand
03/10 09:32
Fotot që ruajtën shpirtin e Festivalit të Gjirokastrës – Artkand
25/07 15:00
Një pikturë live dhe një urim për sezonin e ri – Artkand
25/07 15:00
Arti na bashkoi ! Mbyllja e madhe e sezonit të Artkand – Artkand
25/07 15:00
Çfarë ndodh kur tre muzikantë bëhen një zë? – Artkand
25/07 15:00
Gentian Tabaku, skulpturat që flasin edhe në heshtje – Artkand
25/07 15:00
Preç Zogaj: Pas katër dekadash, çfarë mbetet nga poezia? – Artkand
25/07 15:00
Ekspozita që po bën të gjithë të ndalen në Galerinë FAB – Artkand
18/07 15:10
Pse artistët e rinj po zgjedhin nudon? – Artkand
18/07 15:10
Arti që po habit publikun: Nga nudot në qeramikë te Tirana e pikturuar – Artkand
18/07 15:10