Pse Gjenerata Z po del në rrugë për të protestuar? Çfarë nuk funksionoi në botën që ndërtuan prindërit e tyre dhe ku ishte arti gjatë gjithë kësaj kohe? Në një bisedë që lidh aktualitetin shqiptar me zhvillimet ndërkombëtare, studiuesja Alda Bardhyli rikthehet te pyetjet mbi dështimin e modernizmit dhe postmodernizmit, rolin e artistit dhe përgjegjësinë e kulturës përballë krizave të sotme.