Një diagnozë e kancerit të gjirit ndryshon shumë më tepër sesa raportin me shëndetin. Ndryshon mënyrën se si e sheh jetën, veten dhe të ardhmen. Në këtë bisedë në Artkand, Fatmira Vata rrëfen përvojën e saj si e mbijetuar e kancerit të gjirit, sfidat emocionale të sëmundjes dhe jetën pas saj. Një bisedë në kuadër të Tetorit Rozë, që shkon përtej fushatave sensibilizuese për të folur mbi diagnostikimin e hershëm, mbështetjen dhe rëndësinë e kontrolleve të vazhdueshme.