Muzika nuk ka nevojë për përkthim, por si arrin një instrument të përcjellë emocione dhe të krijojë dialog me forma të tjera të artit? Në këtë bisedë në Artkand, violinisti Lorin Lepuri flet për rrugëtimin e tij artistik, disiplinën e një instrumentisti dhe marrëdhënien mes muzikës dhe arteve pamore. Një diskutim mbi violinën si instrument shprehjeje dhe vendin që zë muzika klasike në kulturën e sotme.