Manastirliu aplikon për kartën e re ID, thirrje qytetarëve: E rëndësishme për zgjedhjet e 25 prillit
03/02/2021 11:59

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka aplikuar mëngjesin e sotëm për kartën e re të identitetit në Njësinë 9, ku është e zgjedhur deputete. “Unë kam zgjedhur të jem në një nga zyrat në Njësinë Administrative Nr.9, ku të aplikoj për kartën e identitetit. Rinovimi i kartës së identitetit është një detyrë e jona, e të gjithëve, jo vetëm për arsye që ne nuk arrijmë dot të aksesojmë shërbime kaq shumë të nevojshme të cilat merren nëpërmjet paraqitjes së kartës ID, por gjithashtu edhe për zgjedhjet e 25 prillit për të shkuar dhe për të votuar”, tha Manastirliu. Manastirliu u ka bërë një thirrje qytetarëve për të aplikuar pasi procedura është shumë e thjeshtë. “Unë jam shumë e kënaqur që procedura mbaroi shumë shpejt. U bëj një thirrje qytetarëve për të vijuar me procedurën e regjistrimit dhe aplikimit të kartës ID”, tha Manastirliu. Duke falenderuar Ministren Manastirliun që gjeti kohën për të aplikuar, Bledar Doracaj, Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, tha se vetëm në pak sekonda qytetarët mund të mbarojnë punë për të poseduar kartën ID. “Kam kënaqësinë të jemi këtu me Ministren e Shëndetësisë, të cilën e falenderoj nga zemra që në gjithë këtë situatë të ngarkuar gjeti kohë dhe së bashku jemi që të t’ju bëjmë një tjetër thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që u ka mbaruar dokumenti i vlefshëm biometrik, letërnjoftimi elektronik ose ID karta. Vetëm pak sekonda dhe qytetarët mbarojnë dhe posedojnë dokumentin. Fluksi nuk është ai që ne presim, nuk është ai që duhet. Ndërkohë që kapacitetet pritëse dhe ato prodhuese janë disa herë më të larta”, tha Doracaj.

Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11
Top Channel/ Sekretet bien në “Grep të artë”. Komedia e Bashkim Hoxhës premierë në Durrës
06/11 16:11
Top Channel/ Thesaret e panjohura të Konicës. Ekspozohen letrat, librat e vula e rrallë e argjendit
06/11 16:11
Top Channel/ BE forcon kontrollet për qumështin. Dyshime për vdekjen e tre foshnjave në Francë
06/11 16:00