Luftën mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, po e fiton Kina? Mediat sociale kineze përmbyten cdo ditë nga mesazhet se gjithë kjo situatë, po shkon në favor të Pekinit. Dhe konflikti më fakt, nuk e gjen dhe aq të papërgatitur vendin që me shumë durim, punon prej dekadash publikisht dhe pas kuintave, për të vendosur hegjemoninë e tij ekonomike, politike dhe ushtarake. Kina ka vite që përgatitet për këtë ditë, duke ndjekur një strategji të heshtur që synon gërryerjen e dominimit të SHBA-së.