Një anije turistike luksi, pak ethe, dhimbje trupi, një lodhje pa ndonjë shkak të dukshëm dhe papritur e gjithë bota është në ankth: A do të përsëritet skenari i tmerrshëm i një pandemie gjunjëzuese globale, me mijëra vdekje, izolim fizik, mendor e shpirtëror, dhe një frikë shteruese për të ardhmen? Në rrjet, nuk vonuan të shpërthejnë teoritë e konspiracionit!