Edhe pse Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, ekonomia shqiptare ka filluar të ndjejë pasojat e para bllokuese të epidemisë. Bizneset e fasonit thonë se mbyllja e fabrikave në Kinë, ka ndërprerë furnizimin e industrisë me lëndë të parë Por vështirësia për të siguruar lëndën e parë është vetëm njëra nga pasojat. Goditja më e madhe për industrinë shqiptare të fasonit është bllokimi i shitjeve në Itali, tregut kryesor ku shkojnë produktet shqiptare.