Koreja e Veriut për Biden: Qen i tërbuar, duhet të goditet për vdekje me shkop
15/11/2019 18:05

Koreja e Veriut përdori fjalorin më të ashpër deri tani kundër ish-zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, të cilin e quajti “një qen të tërbuar” që “duhet të goditet për vdekje me shkop”. Biden aktualisht është duke garuar për të fituar nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në SHBA më 2020. Gjuha e përdorur në 14 nëntor, është e pazakonshme edhe për standardet e Koresë Veriore, e cila nuk ka ngurruar t’i sulmojë personat që i sheh si armiq. Biden “pati guximin të sfidonte dinjitetin e liderit suprem”, tha agjencia shtetërore e lajmeve në Phenjan, KCNA. “Qentë e tërbuar si ai mund të lëndojnë shumë persona nëse lejohen të vrapojnë… Ata duhet të goditen me shkopinj për vdekje. Kjo gjë do të jetë edhe në përfitim të SHBA-së”, shton agjensia në fjale. Biden ka treguar se “se ka shenja të sëmundjeve mendore. Duket se ka ardhur koha që ai të largohet nga jeta”, është thënë ndër të tjera në agjencinë verikoreane. Në fushatën e Bidenit të prezantuar javën e kaluar, është publikuar një reklamë e cila sulmonte politikën e jashtme të presidentit amerikan, Donald Trump duke thënë se “diktatorët dhe tiranët po përgëzohen, aleatët tanë po largohen”. Fjala “tiran” përmendet në kohën e njëjtë kur paraqitet një fotografi e Trumpit me liderin verikorean, Kim Jong Un, duke i dhënë dorën njëri-tjetrit, në samitin e mbajtur vitin e kaluar.

Top News/ Trump rrezikon burgun. Gjykatësi në Nju Jork e gjobit dhe e paralajmëron
01/05 09:39
Top News/ Varre masive në Gazë/ Shefi i OKB-së bën thirrje për hetim ndërkombëtar
01/05 09:39
Top News/ Britania ‘dëbon’ azilkërkuesin e parë. Dërgohet në Ruanda, u largua vullnetarisht
30/04 23:15
Top Channel/ SHBA, përshkallëzohen protestat e studentëve
30/04 22:54
Top News/ SHBA kërkon armëpushim në Gaza, Izraeli njofton planin e luftës
30/04 22:27
Top Channel/ Sulm me shpatë në Londër/ Një 36 vjeçar sulmon turmën në metro, humb jetën 14-vjeçari
30/04 22:12
Top News/ Netanyahu sfidon edhe Hagën: Nuk do ndalemi, do hyjmë në Rafah
30/04 19:08
Top Channel/ Mediat spanjolle jehonë turizmit në Shqipëri: Pushoni lirë, në det e mal!
30/04 16:33
Top News/ ‘Izraeli do të hyjë në Rafah’/ Netanjahu i prerë- Me ose pa marrëveshje!
30/04 15:02
Top News/ Sulm në xhami, shtatë të vrarë / Shteti Islamik ‘godet’ sërish, sulm në Afganistan
30/04 14:39
Top News/ Në rrezik mijëra avionë mbi Evropë / Rusia bllokon GPS, ‘po shkel rregullat ndërkombëtare’
30/04 14:38
Top Channel/ “TikTok mund të ndalohet edhe në Europë”, Von der Leyen: “Rreziqe të mëdha”!
30/04 14:34
Top News/ Terrorizoi Londrën me shpatë në dorë / Arrestohet 36 vjeçari, edhe dy policë të plagosur
30/04 14:34
Top News/ Terrorizoi Londrën me shpatë në dorë / Arrestohet 36 vjeçari, edhe dy policë të plagosur
30/04 14:30
Top Channel/ Serbia sfidon Perëndimin: I sanksionuar i SHBA-së, Vulin bëhet zv/kryeministër!
30/04 13:46
Top News/ Partia e Birrës garon në zgjedhje / ’E sheh gotën gjysmë plot’, mbështetja po rritet
30/04 13:39
Top News/ Rebelët Huthi, terror në det / Sulmojnë me dron anijen me flamur portugez
30/04 13:36
Top Channel/ Ish-Missi i Ekuadorit në lidhje me bosin e kokainës, urdhëroi ekzekutimin e shqiptarit
30/04 13:11
Top Channel/ Momenti horror kur vra*ësit qëllojnë për vdekje ish-missi-n! Shihet e mbuluar me…
30/04 13:10
Top Channel/“Emri i saj s’duhet…”,si e mbajti të fshehtë lidhjen ish-Missi me kriminelin,përgjimet
30/04 13:09