Top News/ Në rrezik mijëra avionë mbi Evropë / Rusia bllokon GPS, ‘po shkel rregullat ndërkombëtare’
30/04/2024 14:38

Estonia akuzoi Rusinë për shkeljen e rregullave ndërkombëtare të hapësirës ajrore duke ndërhyrë në sinjalet GPS dhe ministri i jashtëm i vendit baltik tha se do ta trajtojë këtë çështje me partnerët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Finnair njoftoi të hënën për pezullimin e përkohshëm të fluturimeve për në pjesën lindore të vendit, për një muaj, për shkak të problemeve të vazhdueshme me GPS-in, që penguan dy avionë të ulen. Linja ajrore finlandeze tha se nuk e dinte se nga e kishte origjinën ndërhyrja, por në të kaluarën janë raportuar probleme të ngjashme pranë enklavës së Kaliningradit, që i përket Rusisë, dhe kufirit lindor të Finlandës me Rusinë. "Ndërhyrja në sistemin GPS në hapësirën ajrore të Estonisë nga Rusia ka ndikuar në aviacionin civil në rajon. Duke vepruar kështu Rusia shkel rregulloret ndërkombëtare," tha Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna në platformën X. As Kremlini dhe as Ministria e Mbrojtjes së Rusisë nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment. Tsahkna tha se Estonia do ta trajtojë çështjen me vendet e tjera të NATO-s dhe BE-së dhe se ai e ka diskutuar tashmë atë me homologët e tij letonez, lituanez, finlandez dhe suedez. Në fillim të këtij muaji, Gjermania tha se Rusia qëndronte pas një serie problemesh që preknin aviacionin në rajonin e baltikut duke identifikuar kaliningradin, si burimin e këtyre problemeve.

Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57