Senati amerikan miratoi një seri rregullash bazë për gjyqin e shkarkimin e mundshëm të Presidentit Donald Trump pas gati 13 orësh debati të egër në ditën e parë të shqyrtimit të çështjes. Prokurorët demokratë u përplasën ashpër me avokatët e Trumpit për procesin, ndërsa republikanët kundërshtuan kërkesat e tyre për më shumë dëshmitarë.