Gjermani/ Rregulla të ashpra kundër pastrimit të parave
18/01/2020 18:23

Në fillim të vitit në Gjermani hyri në fuqi direktiva e rishqyrtuar kundër parave ilegale. Megjithatë në shumë hallka puna çalon, thotë DW. Në nivelin ligjor dhe në sektorin e përmbarimit duhet bërë më shumë. Ndaj Ministria e Financave do të angazhohet në nivelin e BE-së, që të vendosen rregulla të njësuara për luftën kundër pastrimit të parasë. Direktiva për luftën ndaj parave ilegale parashikon ndër të tjera një bashkëpunim më të ngushtë me autoritetet në Gjermani në mënyrë që përndjekja penale të jetë më efikase. Ministria e Financave mendon se ka „nevojë për përmirësime”. Njësia kundër pastrimit të parave Financial Intelligence Unit duhet të ketë një akses më të mirë ndaj të dhënave të autoriteteve të tjera hetimore. Një nga masat është që gjatë blerjes së floririt me para në dorë, do të pakësohen kriteret që e kufizojnë identifikimin e blerësit. Shumë rreptësisht do të kontrollohet sektori i pasurive të patundshme. Është planifikuar po kështu që në kuadër të një udhëzimi ligjor, I cili do të hyjë në fuqi në gjysmën e parë të vitit, noterët në të ardhmen do të duhet të denoncojnë transaksionet e dyshimta financiare. Transaksionet me shuma të mëdha, kujton DW, vazhdimisht realizohen me para në dorë, e megjithatë noterët pothuajse nuk i denoncojnë kontratat e dyshimta.

Top Channel/ TikTok ndryshon “pronarin”, Trump: Të rinjtë do të jenë të lumtur
15/09 23:03
Top Channel/ Rusia: Jemi në luftë me NATO, po ndihmon ushtarakisht Kievin
15/09 22:43
Top News- “Izraeli të trajtohet si Rusia”, kryeministri spanjoll kërkon përjashtim nga garat sportive
15/09 22:15
Top News- Putin provokon hapur NATO-n dhe luan me zjarrin…tanket e avionët “çajnë” ajrin
15/09 22:13
Top Channel/ Bjellorusia dhe Rusia “luajnë me zjarrin”, reagon BE: Jemi gati për çdo kërcënim
15/09 21:14
Top Channel/ Armatimit në Europë i ka kaluar mosha? Kina përfiton, dronët ukrainas…
15/09 21:13
Top Channel/ Elon Musk blen 2.57 milionë aksione të Teslës, rriten me gati 5% aksionet
15/09 21:09
Top Channel/ Trump ”shpëton” TikTok nga ndalimi në SHBA! Ja çfarë përfshin marrëveshja
15/09 21:08
Top News – NATO është në luftë me Rusinë! Kremlini: Kjo është e qartë, nuk duhen prova
15/09 15:15
Top News – NATO stërvitet në Grenlandë pa SHBA-në / Manovra të gjera ushtarake, ‘Arctic Light 2025’
15/09 15:08
Top News – Gjiganti gjerman i mbrojtjes…Do ndërtojë luftanije, blen prodhuesin e madh
15/09 15:07
Top News – Rubio në Izraeli, takon Netanyahun / ‘Hamasi mori zemër nga Britania e Franca’
15/09 15:03
Top News – ‘Fiket’ Starlink, probleme në gjithë botën / Ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë
15/09 14:04
Top News – Rusia kërcënon Evropën: ‘Do përndjekim këdo që merr asetet tona’
15/09 13:55
Top News – SHBA dërgon ‘Typhon’ në Japoni / Ndez garën e armatimeve, tërbohet Pekini
15/09 13:37
Top News – Ushtarakë amerikanë në Bjellorusi / Ndjekin stërvitjet me Rusinë, ‘vizitë e papritur’
15/09 13:37
Top News – Vera ekstreme që kaloi Evropa…43 miliardë euro dëme, analiza zbulon koston
15/09 12:11
Top News – ‘Shteti bërthamor është i pakthyeshëm’ / Koreja e Veriut ‘krenohet’ në Kombet e Bashkuara
15/09 12:00
Top News – Belgjika nxjerr ushtrinë në rrugë / Luftë me bandat e drogës nën shembullin e Trump
15/09 11:51
Top Channel/ Lufta me Rusinë, Kievi kërkon 120 miliardë USD për mbrojtjen: Do paguajmë ushtarët…
15/09 11:49