Fiks Fare/ Mbikalimet e Bypass-it të papërfunduar, banorët: 20 km për të shkuar te toka
09/07/2020 20:30

Banorët e fshatit Shtyllas iu drejtuan emisionit Fiks Fare, pasi denoncojnë dy mbikalimet e papërfunduar në Bypass-in e Fierit. Rreth dy javë më parë, kryeministri Edi Rama inaguroi përfundimin e Bypass-it, por mesa duket ende nuk ka përfunduar. Mosndërtimi i dy mbikalimeve të Shtyllasit dhe të Pojanit, sjell shqetësim për banorët, pasi e kanë të pamundur të kalojnë autostradën nga fshati për të punuar tokat apo e anasjelltas. Banorët shprehen se për të shkuar nga shtëpia deri te toka, i duhet të bëjnë një rrugë prej 20 km. Për të marrë një informacion të saktë se kur do të ndërtohen këto mbikalime, Fiksi iu drejtua kompanisë Combined Grup Contractin & Alb Building duke i kërkuar informacion rreth afatit të përfundimit të rrugës si dhe pse këto mbikalime kanë mbetur të papërfunduar. Në përgjigje të saj, kompania shprehet se i ka përshpejtuar punimet, në aksin kryesor të autostradës duke i përfunduar ato në datën 15 Qershor 2020, dy muaj përpara afatit të përfundimit të Kontratës, e cila është datë 15 gusht 2020. Ky përshpejtim dhe modifikim i grafikut të punimeve u bë për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve para fillimit të sezonit turistik. Në këto kushte punimet në mbikalimin e km 16 dhe disa punime të tjera janë duke u kryer gjatë kësaj periudhe në përputhshmëri të plotë me afatet e kontratës.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 7 Prill 2026
07/04 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi i kërkon falje popullatës për shprehjen “P*rdhi kali…” – Fiks Fare
07/04 21:00
80-vjeçari pret 4 muaj për analiza! ‘Shëndetësia falas’ dështon, pas datës 20 s’ka analiza!
07/04 20:45
Nga pushtimi te ‘miqtë’. Çfarë kujtojmë nga 7 Prilli? – Fiks Fare
07/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 6 Prill 2026
06/04 21:01
Monitorime/ Laerti ndikohet nga sirenat, moderatorja një prej tyre! – Fiks Fare
06/04 21:01
Qytetari paguan 800 euro për një dhomë gjumi që s’e morri kurrë, mobilieri zhduket! – Fiks Fare
06/04 20:45
Kina me 1 parti fluturon, Amerika me 2 po ashtu, ndërsa ne me 120 parti ngecim! – Fiks Fare
06/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 3 Prill 2026
03/04 21:01
Monitorime/ Çfarë fshehin brenda çantës femrat? Diçka që nuk duhet të mungojë kurrë
03/04 21:00
Rruga e frikës në Torovicë! Shkëmbinjtë kërcënojnë jetën e banorëve, Fiksi zgjidh problemin – Fiks Fare
03/04 20:45
Zbërthehen beratasit! Pse u thonë ‘mistreca’ dhe ç’është ‘ngordhi dhia në Velabisht’?! – Fiks Fare
03/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 2 Prill 2026
02/04 21:01
Monitorime/ Sherr në studio, Albatros do i çojë Burimit kokrrat e … – Fiks Fare
02/04 21:00
24 vjet pa kanalizime! Banorët në Ravonik ‘Po mbytemi nga fekalet!’ – Fiks Fare
02/04 20:45
Nëse Amerika largohet nga NATO, kush do të na mbrojë? – Fiks Fare
02/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 1 Prill 2026
01/04 21:01
Monitorime/ Janë ‘Plakat’, ‘Qafsha plakën’ apo ‘Të martofsha plakën’?! – Fiks Fare
01/04 21:00
Skandal me pronat/ Eksperti ‘zhduk’ 100 m² nga ekspertiza, mjaftohet me “Lapus” – Fiks Fare
01/04 20:45
Qytetarët protestojnë për hallet e tyre apo për rikthimin e Berishës në pushtet? – Fiks Fare
01/04 20:30