Një qytetar nga Elbasani denoncon në Fiks Fare se i dha kushëririt të tij 2 milionë e 800 mijë lekë të vjetra borxh, por prej vitesh ka marrë mbrapsht vetëm 400 mijë. Sipas tij, kërkesat për kthimin e pjesës tjetër shoqërohen me justifikime dhe kërcënime. “Me mua je hasëm”, dëgjohet gjatë bisedës telefonike mes tyre. Qytetari kërkon kthimin e parave dhe zgjidhjen e konfliktit.