Prej më shumë se një viti, një 59-vjeçare endacake jeton në rrugët e Laçit, pa strehë dhe pa ushqim të siguruar. Netët i kalon në lulishte, me disa qese pranë saj, në kushte të mjerueshme. Rasti mbërriti në Fiks Fare përmes një qytetareje, e cila e sheh shpesh teksa kthehet nga puna dhe i jep ushqim. E shqetësuar për gjendjen e gruas, ajo kërkoi ndihmë që 59-vjeçarja të mos vazhdojë të jetojë në rrugë.