Prej 8 muajsh, banorët e lagjes Terziu në fshatin Shoshaj të Matit kishin mbetur të izoluar pasi rrëshqitja e dherave shembi rrugën. Situata ishte veçanërisht e rëndë për dy të moshuar me status invaliditeti, ndërsa banorët tregonin se në zonë nuk mund të hynte as ambulanca dhe as zjarrfikësja.