Djali i Nexhmije Hysenit ndërroi jetë në janar të vitit 1997, por për afro 30 vite vazhdoi të figuronte i regjistruar në gjendjen civile. Nëna e tij tregon se iu drejtua disa herë institucioneve dhe madje ndoqi edhe rrugën gjyqësore, por çregjistrimi nuk u krye. Pas ndërhyrjes së Fiks Fare dhe komunikimit me institucionet përgjegjëse, dokumentacioni i nevojshëm u dërgua në Gjendjen Civile të Fushë-Arrëzit dhe problemi mori më në fund zgjidhje.