Shqiptarët do të festojnë më varfër këtë fundvit, duke thyer kështu traditën e tryezës se bollshme. Rritja e çmimeve ka kufizuar ndjeshëm blerjet në tregje për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri pasi siç shprehen qytetarët, buxheti i tyre nuk përballon më shpenzime të tepërta.