Erdogan, thirrje Europës: Më mbështesni për Libinë
18/01/2020 18:45

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje Europës që të mbështesë përpjekjet e vendit të tij në Libi, me qëllimin të arrihet fundi i konfliktit ne vendin e përfshirë nga kaosi. Turqia po i ofron mbështetje ushtarake qeverisë libiane, që njihet ndërkombëtarisht. Erdogan i bëri këto komente në një rubrikë të publikuar tek Politico, vetëm një ditë përpara samitit të Berlinit, ku do të bëhen përpjekje për stabilizimin e rajonit. Në këtë takim pritet që Gjermania dhe Kombet e Bashkuara të kërkojnë nga palët rivale në Libi, të cilat luftojnë për kontrollin e kryeqytetit, Tripoli, të bie dakord për një marrëveshje armëpushimi, hapi I parë ky drejt vulosjes së një marrëveshjeje përfundimtare paqeje. Turqia mbështet qeverinë e Fayez al-Serraj në Tripoli dhe thotë se gjenerali Khalifa Haftar, që udhëheq Ushtrinë Kombëtare Libiane të rebelëve, është person që po kërkon të bëjë puç shteti. “Duhet pasur parasysh se Europa është më pak e interesuar që t’i ofrojë mbështetje ushtarake Libisë dhe zgjidhja është që të punojë me Turqinë, që tashmë ka premtuar ndihmë ushtarake. Ne do t’i trajnojmë forcat libiane të Libisë dhe do t’i ndihmojmë që të luftojnë terrorizmin, dhe trafikimin e qenieve njerëzore”, shprehet presidenti turk. Samiti i së dielës në Berlin pritet t’i bëjë presion Haftarit dhe luftëtarëve të tij, që të ndalojnë ofensivën në Tripoli. Haftar dhe Serraj pritet që të jenë të pranishëm në Berlin, së bashku me liderët nga Turqia, Rusia, Egjipti, vendet perëndimore dhe fuqitë arabe. Konflikti në Libi ka nisur që prej rënies nga pushteti të Muammar Gaddafit më 2011.

Top Channel/ TikTok ndryshon “pronarin”, Trump: Të rinjtë do të jenë të lumtur
15/09 23:03
Top Channel/ Rusia: Jemi në luftë me NATO, po ndihmon ushtarakisht Kievin
15/09 22:43
Top News- “Izraeli të trajtohet si Rusia”, kryeministri spanjoll kërkon përjashtim nga garat sportive
15/09 22:15
Top News- Putin provokon hapur NATO-n dhe luan me zjarrin…tanket e avionët “çajnë” ajrin
15/09 22:13
Top Channel/ Bjellorusia dhe Rusia “luajnë me zjarrin”, reagon BE: Jemi gati për çdo kërcënim
15/09 21:14
Top Channel/ Armatimit në Europë i ka kaluar mosha? Kina përfiton, dronët ukrainas…
15/09 21:13
Top Channel/ Elon Musk blen 2.57 milionë aksione të Teslës, rriten me gati 5% aksionet
15/09 21:09
Top Channel/ Trump ”shpëton” TikTok nga ndalimi në SHBA! Ja çfarë përfshin marrëveshja
15/09 21:08
Top News – NATO është në luftë me Rusinë! Kremlini: Kjo është e qartë, nuk duhen prova
15/09 15:15
Top News – NATO stërvitet në Grenlandë pa SHBA-në / Manovra të gjera ushtarake, ‘Arctic Light 2025’
15/09 15:08
Top News – Gjiganti gjerman i mbrojtjes…Do ndërtojë luftanije, blen prodhuesin e madh
15/09 15:07
Top News – Rubio në Izraeli, takon Netanyahun / ‘Hamasi mori zemër nga Britania e Franca’
15/09 15:03
Top News – ‘Fiket’ Starlink, probleme në gjithë botën / Ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë
15/09 14:04
Top News – Rusia kërcënon Evropën: ‘Do përndjekim këdo që merr asetet tona’
15/09 13:55
Top News – SHBA dërgon ‘Typhon’ në Japoni / Ndez garën e armatimeve, tërbohet Pekini
15/09 13:37
Top News – Ushtarakë amerikanë në Bjellorusi / Ndjekin stërvitjet me Rusinë, ‘vizitë e papritur’
15/09 13:37
Top News – Vera ekstreme që kaloi Evropa…43 miliardë euro dëme, analiza zbulon koston
15/09 12:11
Top News – ‘Shteti bërthamor është i pakthyeshëm’ / Koreja e Veriut ‘krenohet’ në Kombet e Bashkuara
15/09 12:00
Top News – Belgjika nxjerr ushtrinë në rrugë / Luftë me bandat e drogës nën shembullin e Trump
15/09 11:51
Top Channel/ Lufta me Rusinë, Kievi kërkon 120 miliardë USD për mbrojtjen: Do paguajmë ushtarët…
15/09 11:49