Durrës/ 455 shtëpi gati deri në pranverë
08/01/2021 13:24

Këtë fillim viti ka nisur dorëzimi i banesave të para individuale për familjet e dëmtuara nga tërmeti 26 nëntorit të vitit 2019 në Durrës. Shumë familje të pashpresa pritet të marrin në dorëzim çelësat e shtëpive të reja. Në të gjithë bashkinë e Durrësit janë konstatuar mbi 1000 banesa individuale të dëmtuara nga tërmeti dhe 455 prej tyre janë aktualisht në proces rindërtimi. Ky proces pritet të përfundojë brenda pranverës për të vijuar punën me banesat e tjera individuale. Pas tërmetit të 26 nëntorit familja Sina u vendos në çadër, po një vit më pas aty ku ngrihej çadra në zonën e ish-kënetës filloi të ndërtohet shtëpia e re. Shpresat që fundi i këtij dimri t’i gjejë në banesë janë të mëdha. Edhe Trashe Mehmetaj një grua e ve që jeton vetëm prej 11 vitesh i gëzohet shtëpisë gati në përfundim. Gjatë procesit të rindërtimit ka pasur dhe problematika të ndryshme, fati i të cilave pritet të zgjidhet me VKM-në e dalë në muajin dhjetor. Këto shtëpi nuk do të ndërtohen nga shteti, po nga vetë familjet të cilat do të përfitojnë grantin e rindërtimit. Janë kryesisht shtëpi që nuk ndërtohen dot në të njëjtin vend ku ishin për shkak të terrenit të vështirë, apo dhe pasi disa familje nuk janë dakort me shtëpitë model të miratuara për ndërtim. Sipas autoriteteve vendore, përparësi gjatë këtij viti, kur procesi i rindërtimit ka hyrë në një fazë të re, do të kenë familjet që banojnë në çadra dhe kontenierë.

Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40