Një histori që prek zemrën. Pas 7 vitesh sorollatje në institucione dhe procese gjyqësore, familja Veliaj nga Durrësi më në fund do të marrë banesën e rindërtuar, të humbur pas tërmetit. Elida Veliaj tregon se familja e saj refuzoi apartamentin e ofruar nga Bashkia, pasi nuk përputhej me të drejtat e saj. Pas një beteje të gjatë ligjore, Gjykata vendosi që familja të pajiset me një apartament 3+1 në pallatin e rindërtuar. Momenti më prekës është dëshira e babait të sëmurë: "Dua të vdes në shtëpinë time." Pas ndërhyrjes së Fiks Fare, Bashkia e Durrësit konfirmoi se vendimi i gjykatës do të zbatohet dhe familja do të marrë banesën brenda muajit korrik.