Ministria e Ekonomisë thyen heshtjen lidhur me privatizimin e 'Albpetrol'. Pas dështimit të ofertës prej 850 milionë eurosh të ofruar nga kompania 'Vetro Energy', ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto tha se me vendim të Këshillit të Ministrave, grupi negociator ka nisur procesin e vlerësimit të ofertës së dytë.