Një qytetar shqiptar do të dalë në pension në moshën 67 vjeç në vitin 2056. Ministri i Mirëqënies Sociale deklaroi gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës se kjo moshë pensioni vlen për ata që nuk i kanë bërë ende sot 30 vjeç dhe se me reformën e ndërmarrë nuk ndryshon kontributi për sigurimet shoqërore.