Fiks Fare denoncon një problem serioz në Qendrën Shëndetësore të Vorës, ku prej muajsh mungojnë reagentët për analizat e gjakut. Si pasojë, mijëra qytetarë detyrohen të udhëtojnë drejt Tiranës ose t'i kryejnë analizat në laboratorë privatë. 71-vjeçari Agim Hysa, i sëmurë me diabet, tension dhe kolesterol të lartë, rrëfen vështirësitë që përjeton për të kryer analizat e domosdoshme. Laboratori pranon se ka bërë kërkesë për reagentë që në fund të vitit 2025, por furnizimi ende nuk ka mbërritur. Gazetarët e Fiks Fare përballen me drejtuesit e Qendrës Shëndetësore, të cilët justifikohen me procedurat e tenderit dhe nuk japin një afat se kur do të rikthehet shërbimi.