Tre vite pas prezantimit me bujë, Muzeu i Arkivave pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave ende nuk është hapur për publikun, pavarësisht se projekti, ndërtimi dhe mbikëqyrja kanë kushtuar rreth 1 milion euro. Fiks Fare hulumtoi dokumentet e tenderëve, verifikoi situatën në terren dhe intervistoi drejtuesit e institucionit për të kuptuar arsyet e vonesave dhe kostot e këtij projekti, i cili vijon të shtyhet, ndërsa shpenzimet vazhdojnë.