18:00
Misteri i 350 shezlongëve të zhdukur nga Italia, shfaqen papritur në Kepin e Rodonit/ Reagojnë pronarët e resortit: Menduam të shkonim e t’i merrnim vetë
Një histori e pazakontë që lidh Italinë me Shqipërinë ka marrë vëmendjen e mediave italiane. 350 shezlongë, të cilët u vodhën dy vite më parë nga një klub plazhi në Itali, janë gjetur më pas në një resort bregdetar në Kepin e Rodonit, në veri të Durrësit, me logon e biznesit italian ende të dukshme.