Nga Alketa Vejsiu te Eli Fara, Luiz Ejlli zbulon të ftuarit e episodit të parë të emisionit që nis sonte në Top Channel

02/10/2026 20:01

Pak çaste para premierës së “Live me Luizin”, Luiz Ejlli zbulon të ftuarit e natës së parë.

Alketa Vejsiu, Gjergj Leka, Eli Fara, Manjola Nallbani, Sinan Vllasaliu do të bëhen pjesë e premierës së emisionit që do të moderohet nga këngëtari Luiz Ejlli.

Moderatori premton shumë surpriza që do të bëjnë bashkë të gjitha familjen çdo të premte në mbrëmje në orën 21:00.

“Ky do të jetë një emision që e shohin të gjithë, që nga fëmijët deri te mosha e tretë, të gjithë do e gjejnë veten, dikush te humori, dikush te tema, dikush te personazhi”, u shpreh Ejlli.

“Live me Luizin” është një spektakël argëtues që ndërthur intervistën, muzikën live, humorin dhe lojërat në një mbrëmje plot ritëm dhe surpriza. “Live me Luizin” do të jetë premierë në Youtube në 21:30.

Top Channel