Francë-Angli, sfida e fundit e Deschamps me Blutë: Kombëtarja do të më mungojë, por nuk do të qaj

17/07/2026 21:27

Ndeshja e fundit e Didier Deschamps në pankinën e Francës nuk do të jetë finalja që kishte imagjinuar. Pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës, Blutë do të përballen me Anglinë në Miami për vendin e tretë duke mbyllur kështu një cikël që ka nisur në 2012.

‘Kombëtarja është gjëja më e bukur që më ka ndodhur, ka marrë 25 vjet të jetës sime dhe kjo lë shenjë-tha Deschamps në konferencën e fundit të tij për shtyp në këtë botëror por edhe si trajner i Francës-do të mbeten kujtime të paharrueshme, por e rëndësishmë është gjithnjë ajo që na pret’

Didier Deschamps kampion bote si futbollist në 1998 dhe si trajner në 2018 foli edhe për momentin e lamtumirës.

‘E di që nesër do të ulet sipari, askush nuk do të qajë këtu, por kombëtarja franceze do të më mungojë-shtoi Deschamps-kam pasur privilegjin që për 14 vjet të përjetoj momente magjike, por edhe të vështira. Por jeta vazhdon, unë jam pozitiv, e di që gjithçka do të shkojë mirë që tani e tutje’.

Zhgënjimi për gjysmëfinalen e humbur nuk e anulon objektivin e ndeshjes së fundit.

‘Nuk kemi më dëshirën për të luajtur sa anglezët, por kur bëhet fjalë për kombëtaren franceze ka disa detyrime-shtoi Deschamps sipas të cilit ndeshja për vendinm e tretë nuk do të luhet si një miqësore-do të bëjmë gjithçka që gjërat të shkojnë në mënyrën më të mirë. Kemi një përgjegjësi kundrejt miliona francezëve’.

Për më tepër, Deschamps ka edhe një tjetër objektiv, të thellojë avantazhin në krye të klasifikimit si trajneri me më shumë fitore në kampionatet botërore dhe deri tani ai ka arritur në 20 të tilla.

Top Channel