Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli sulmon gjatë një ceremonie mortore, humbin jetën shtatë persona
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se kostoja e ndotjes së shkaktuar nga tymi i zjarreve pyjore që kalon nga Kanadaja në SHBA duhet të përfshihet në tarifat doganore ndaj mallrave kanadezë.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump akuzoi Kanadanë se nuk po menaxhon siç duhet pyjet dhe bimësinë, duke lejuar që zjarret të shkaktojnë ndotje të ajrit në territorin amerikan.
“Po e mbajmë Kanadanë përgjegjëse për faktin se nuk po mirëmban siç duhet pyjet dhe shkurret e saj. Shtetet e Bashkuara po përballen në mënyrë të panevojshme me ajër të ndotur, të dëmshëm dhe të pashëndetshëm, cilësia e të cilit është e rrezikshme dhe krejtësisht e papranueshme”, shkroi Trump.
Presidenti amerikan e cilësoi situatën si “neglizhencë të qëllimshme”, duke shtuar se fenomeni po përsëritet çdo vit dhe, sipas tij, po i kushton Shteteve të Bashkuara miliarda dollarë.
“Ky është një rast i neglizhencës së qëllimshme dhe po bëhet një dukuri e përvitshme, që i kushton SHBA-së miliarda dollarë. Kostoja e kësaj ndotjeje duhet t’u shtohet tarifave që Kanadaja po paguan aktualisht”, u shpreh Trump.

Top Channel