Panik në fluturimin nga Turqia drejt Gjermanisë/ Pasagjeri refuzon të ulet në vendin e tij, godet me shuplakë në fytyrë stjuardesën

17/07/2026 16:30

Një pasagjer shkaktoi trazira gjatë një fluturimi nga Turqia drejt Dyseldorfit të Gjermanisë, pasi kundërshtoi uljen pranë një gruaje dhe kërkoi të ndryshonte vendin duke përmendur Sheriatin.

Pasagjeri, një shtetas gjerman 29-vjeçar me origjinë turke, dyshohet se refuzoi të ulej pranë një pasagjereje dhe iu referua ligjit fetar islam, Sheriatit.

Kur një anëtare e ekuipazhit tentoi të ndërhynte dhe ta qetësonte situatën, ai dyshohet se e goditi me shuplakë në fytyrë stjuardesën.

Pas uljes së avionit në aeroportin e Dyseldorfit, në vendngjarje mbërriti policia gjermane, e cila nisi hetimet për rastin. Sipas mediave lokale, i dyshuari e ka pranuar veprimin.

Top Channel