Trump akuzon Kanadanë për zjarret në pyje, Presidenti amerikan bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda
Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur pas një sulmi izraelit që goditi një ceremoni mortore në Rripin e Gazës, sipas të dhënave të publikuara nga një spital lokal.
Spitali Al-Awda në kampin e refugjatëve Nuseirat konfirmoi numrin e viktimave, duke bërë të ditur se sulmi goditi një funeral për një palestinez i cili ishte vrarë më herët gjatë së njëjtës ditë nga një tjetër sulm izraelit.
Deri tani nuk ka pasur një reagim të menjëhershëm nga ushtria izraelite lidhur me ngjarjen.
Izraeli dhe grupi militant Hamas arritën një marrëveshje armëpushimi në muajin tetor, me synim ndalimin e luftës dyvjeçare mes palëve.
Megjithëse përplasjet më të ashpra janë zvogëluar pas marrëveshjes, Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se të paktën 1,123 persona janë vrarë në territor që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit.
Izraeli ka deklaruar se sulmet e tij janë përgjigje ndaj sulmeve nga militantët palestinezë dhe ndaj shkeljeve të armëpushimit. Sipas ushtrisë izraelite, pesë ushtarë izraelitë janë vrarë që nga nisja e armëpushimit.
Lufta nisi më 7 tetor 2023, pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi ndaj jugut të Izraelit, ku u vranë rreth 1,200 persona dhe u morën peng 251 persona.
Që prej fillimit të ofensivës izraelite në Gaza, Ministria e Shëndetësisë në Gaza deklaron se janë vrarë më shumë se 73 mijë palestinezë, përfshirë edhe viktimat e regjistruara pas armëpushimit.
Top Channel