Harry Kane mund të shkruajë historinë dhe t’i bashkohet Lionel Messit në një statistikë të veçantë, pas sezonit të jashtëzakonshëm 2025/26.

Sulmuesi anglez ka shënuar 73 gola me klubin dhe kombëtaren, duke u bërë vetëm lojtari i dytë në këtë shekull, mes futbollistëve të pesë ligave më të forta të Europës, që kalon kuotën e 70 golave në një sezon të vetëm.

I pari që e arriti këtë shifër ishte Lionel Messi, i cili në sezonin 2011/12 realizoi plot 82 gola. Argjentinasi fitoi Topin e Artë për vitin 2012, duke e mbyllur atë periudhë me një tjetër vlerësim të madh individual.

Tashmë, me 73 gola në sezonin 2025/26, Kane ka arritur të fitojë Topin e Artë 2026, duke lënë pas Mbappe dhe Yamal.

Top Channel