“Shko në protestë, qëndro si burrë!” Manjani: Ligji për tubimet nuk lejon maskat/ Rei citon nenet: Po mbrohen nga gazi dhe goditjet e Policisë
“Topin e kam unë” ka ardhur këtë të martë me një modul paksa më ndryshe nga episodet e para.
Në hyrje të emisionit, Grida Duma u shpreh se është në gjendje të mirë shëndetësore, koment ky pas lajmeve të qarkulluara 24 orët e fundit për shëndetin e saj.
“Sonte, paneli është paksa i maturuar dhe i saturuar, do të thoja unë, në kuptimin që ata që janë filtruar, që arrijnë të përballojnë debatet, por edhe kur bëjnë ndonjë gabim të vogël të mbivendosjes, sërish i qëndrojnë me të njëjtën adrenalinë debatit, janë këtu sonte.
Kemi edhe risitë e tjera, dhe është një kënaqësi e madhe që në “Topin e kam unë” vazhdojnë aplikimet dhe filtrimi i pjesëmarrësve. Sepse nuk është gjë e thjeshtë që, në një prime time kaq të madh të Top Channel, të ndërtohet një brez debatuesish dhe njerëzish që kanë qëndrime për të shprehur në publik, duke kapërcyer kompleksin ndaj atyre që janë jashtë kësaj studioje.
Thënë këtë, këtu jemi të gjithë mirë. Unë jam mirë dhe e nisim “Topin e kam unë” me një stil apo metodikë tjetër”, u shpreh Grida Duma.
“Ajo që ka ndodhur në tri modulet e tjera të “Topin e kam unë” ka qenë vendosja e të rinjve në këtë studio me njëfarë prestigji, në një mënyrë të tillë që t’u jepej respekti që kishin fituar nga sheshi, nga protesta dhe nga gjithçka që ndërtuan, e që tani e morën edhe në një studio televizive.
Por ka ardhur momenti që duhet t’i vendosim edhe përballë përgjegjësisë, që të na kuptojnë, t’i vendosim në një situatë vendimmarrëse.
Ajo që patë në insertin hyrës është një përshkrim i vogël i momentit, jo një pasqyrim i plotë i protestave, sepse protestat janë shumë më tepër sesa ajo që dhamë ne në këtë insert.
Ajo që duam të sjellim sonte janë rrugët drejt zgjidhjes, rrugët drejt arsyetimit si vendimmarrës, si ata që do të marrin vendime nesër”, u shpreh Duma.
Top Channel