Flakët shkrumbojnë shkurre e barishte në Gjirokastër, autoritetet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për parandalimin e zjarreve
17/07/2026 20:36
Një zjarr ka rënë në shkurre dhe barishte në lagjen Gerhot në Gjirokastër.
Forcat e MZSH-së kanë ndërhyrë menjëherë duke arritur ta izolojnë e ta shuajnë flakët pa u përhapur, duke shmangur dëme të mëtejshme.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për parandalimin e zjarreve, veçanërisht gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta.
Top Channel