Botërori 2026, Spanjë-Argjentinë është një finale për super të pasurit
Julian Alvarez me shumë mundësi do të duhet të vërë shpirtin në paqe përsa i përket largimit të tij nga Atletico Madrid. ‘Los Colchoneros’ nuk kanë ndërmend ta shesin futbollistin për asnjë lloj shifre që do të ofrohet për të, sado e lartë të jetë ajo.
Është presidenti i klubit madrilen Miguel Ángel Gil Marín, që e pohoi këtë përmes një deklarate që nuk la aspak vend për interpretim.
‘Përgjigjja jonë është gjithnjë e njëjta, nuk pranojmë oferta 100, 150 apo 200 milionë euro. Nuk do të pranojmë asnjë ofertë, është një ‘jo’ e pafund-tha Gil Marin-ia kemi thënë Barcelonës, agjentëve të futbollistit dhe vetë lojtarit. Jemi vendi më i mirë për të dhe duam që si të jetë sulmuesi ynë titullar’
Një deklaratë kjo që vjen pas asaj të presidentit të Barcelonës Joan Laporta që la shpresa për një transferim të mundshëm të argjentinasit te klubi blaugrana, por këto pohime te Gil Marin duket se ia mbyll përfundimisht dyert sulmuesit argjentinas për t’u transferuar në Katalonjë.
Top Channel