Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”/ Beqaj: Më janë cenuar të drejtat procedurale. Shtyhet seanca

17/07/2026 11:12

Në gjykimin e themelit në ngarkim të ish-ministrit Ilir Beqaj, ishte radha e SPAK-ut të kundërshtonte 22 kërkesat e ish-funksionarit, i cili kërkon të shpallet e pavlefshme akuza ndaj tij dhe, po ashtu, edhe provat.

Me avokatin përkrah dhe jashtë kafazit të qelqtë, ish-ministri i Shëndetësisë dëgjoi 22 refuzimet e prokurorëve, të cilët thanë se akuza e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën është e vlefshme, edhe pse u rikualifikua nga gjyqtari paraprak dhe nuk iu komunikua prej tyre. Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë këmbëngul se kjo akuzë nuk provohet, prokurorët thanë se aktualisht procesi është në gjykim të zakonshëm dhe palët do të kenë kohë të përballen.

Ndërkohë, për kërkesën e Ilir Beqajt, i cili thotë se nuk duhet të përdoret si provë kundër tij kontrata e koncesionarit, prokurorët kishin qëndrimin e tyre kundër.

SPAK-u pranoi se nuk kishte gjetur dosjen origjinale, por shtoi se ishte sekuestruar kopja e njësuar me origjinalin.

Kur Beqaj hodhi poshtë hetimet me pretendimin se SPAK-u nuk ka përcaktuar sa është shuma e vjedhur dhe çfarë veprimesh konkrete ka kryer ai, prokurorët thanë se veprimet e tyre janë certifikuar nga gjyqtari paraprak. Por ish-ministri deklaroi sërish se po i cenohen të drejtat dhe se prokurorët po e keqpërdorin pavarësinë për të shkelur ligjin.

Stand up: Në kohën kur për të pandehurit e tjerë është shpallur dënimi me 28 vjet burgim, sipas gjykimit të shkurtuar, procesi ndaj Beqajt vijon.

Top Channel