“Mjaft me paradokset”, Meloni zbulon ndryshimet në projektligjin e sigurisë: Shteti nuk do të kompensojë më ata që shkelin ligjin
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter goditi ditën e sotme brigjet perëndimore të Meksikës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra ndodhej rreth 71 kilometra në jugperëndim të Puerto Madero, në shtetin Chiapas, ndërsa thellësia fokale u vlerësua rreth 10 kilometra.
🚨 7.4 EARTHQUAKE STRIKES MEXICO
A powerful 7.4-magnitude earthquake has struck off the Pacific coast of Mexico, sending strong tremors across parts of the country.#BreakingNews #Earthquake #Mexico #Tsunami #TsunamiWarning #Seismic #NaturalDisaster #PacificOcean pic.twitter.com/Z2pSoJzSoS
— Rosa News Official (@Mirha1206) July 17, 2026
Pas tërmetit, Qendra Amerikane e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor (PTWC) lëshoi një paralajmërim, duke bërë të ditur se valë cunami mund të godasin zonat bregdetare deri në 300 kilometra nga epiqendra.
🚨 BUILDINGS SHAKE ACROSS MEXICO
Terrifying moments as buildings sway violently following a powerful 7.4-magnitude earthquake off Mexico’s Pacific coast.#BreakingNews #Earthquake #Mexico #Tsunami #TsunamiWarning #Seismic #NaturalDisaster #PacificOcean pic.twitter.com/jrBR2BtvwT
— Rosa News Official (@Mirha1206) July 17, 2026
Lëkundjet sizmike u ndjenë edhe në Guatemalën fqinje dhe në El Salvador. Në kryeqytetin e Guatemalës, ndërtesat u lëkundën fort, duke bërë që banorët të dilnin me nxitim në rrugë. Mediat lokale publikuan pamje nga evakuimi i një ndërtese qeveritare.
🔴 #BREAKING: URGENT: Seismic warning sirens echoed across Guatemala as powerful shaking from the major earthquake off Mexico’s coast was felt across the region.#Mexico #Guatemala #Earthquake #PuertoMadero #SeismicWarning #BreakingNews https://t.co/axDXEbbJW5 pic.twitter.com/qRDEZHpzZz
— The Globe & News (@TheGlobeNewt) July 17, 2026
Në rrjetet sociale janë publikuar edhe video që tregojnë ndërtesa duke u lëkundur fuqishëm gjatë tërmetit, ndërsa disa prej tyre duken sikur “kërcejnë” nga intensiteti i lëkundjeve.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa situata po monitorohet nga shërbimet e emergjencës.
🚨 MORE QUAKE FOOTAGE EMERGES
Newly surfaced footage captures the intense shaking caused by the 7.4M earthquake in Mexico, with structures swaying and residents evacuating moments after the quake struck.#BreakingNews #Earthquake #Mexico #Tsunami #TsunamiWarning #Seismic… pic.twitter.com/6icf1BHqJB
— Rosa News Official (@Mirha1206) July 17, 2026
Top Channel