Shfaqen tensionet mes Andrea Kimi Antonellit dhe Carlos Sainz gjatë sesionit të parë të probave të lira në Çmimin e Madh të Belgjikës në Botërorin e Formula 1.

Gjatë kryerjes së xhiros së tij të shpejtë, piloti italian i Mercedes gjeti përpara vetes pilotin spanjoll të ëilliams me shpejtësi më të ulët dhe u detyrua të frenojë fort për të evituar aksidentin. Një situatë që nuk i ka pëlqyer Antonellit që u shfry në radio në komunikim me skuadrën duke e përkufizuar Sainz një ‘idiot’.

Një epitet që nuk i pëlqeu aspak pilotit spanjoll që në fund nuk u penalizua nga komisarët  për këtë keqkuptim. Në një intervistë për të përditshmen spanjolle AS, Carlos Sainz e këshilloi Antonellin që në raste të tilla të ruante qetësinë.

‘Nuk ndodhi gjë. Besoj se mendoi se e pengova, por nuk jam i bindur-tha Carlos Sainz-ndoshta mendoi se do të duhesha të spostohesha më mirë, por nuk besoj se duhej të më quante idiot në komunikimin me radio. Mendoj se është e ndalur të fyesh kundërshtarin, kështu që duhet të qetësohet’.

Dhe në fund, Andrea Kimi Antonelli regjistroi kohën më të mirë në sesionin e dytë të provave të lira.

Top Channel