Anglia, zbulohet prapaskena, në Botërorin 2026 trajneri i Tre Luanëve duhej të ishte Guardiola

17/07/2026 13:26

Thomas Tuchel u vu në qendër të kritikave të forta në Angli pas humbjes së Tre Luanëve në gjysmëfinale të Botërorit 2026 nga Argjentina, për mënyrën sesi menaxhoi avantazhin 1-0 në aspektin taktik

Pas përfundimit të ndeshjes tekniku gjerman theksoi se dëshiron të qëndrojë në stolin e Anglisë dhe se ka ndërmend të respektojë kontratën e tij deri në 2028( në këtë kontratë ishte një klauzolë që lejonte Federatën Angleze të Futbollit të shkarkonte Tuchel, por kjo vetëm nëse Anglia do të dështonte të arrinte të paktën çerekfinalet).

Por historia e kombëtares angleze të futbollit në botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës mund të kishte qenë krejtësisht ndryshe. Sipas të përditshmes ‘The Athletic’, në vitin 2024, Federata Angleze e Futbollit kishte arritur një marrëveshje verbale për të pasur Pep Guardiolën në pankinën e Tre Luanëve, por trajneri katalanas  vendosi të rinovojë kontratën me Manchester City dhe kështu qeveria e futbollit anglez hodhi sytë nga Thomas Tuchel duke nënshkruar me teknikun gjerman.

Top Channel