Japonia ndryshon rregullat e familjes perandorake, por gratë mbeten jashtë fronit
Pasagjerët e një fluturimi të kompanisë Sky Airlines nga Santiago drejt Concepción në Kili përjetuan momente paniku, pasi avioni u përfshi nga turbulenca të forta dhe u detyrua të kthehej në aeroportin e nisjes për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Sipas mediave lokale, erërat në zonë arritën shpejtësinë deri në 107 kilometra në orë, duke e bërë të pamundur uljen e sigurt në aeroportin e Concepción.
Ngjarja ndodhi të mërkurën në mëngjes, kur fluturimi SKY 161, i nisur nga Santiago, hasi vështirësi të mëdha gjatë tentativës për ulje. Për shkak të erërave të forta dhe turbulencave, pilotët vendosën të ndërpresin procedurën e uljes dhe të rikthehen në aeroportin e Santiagos.
Minutos de terror vivieron pasajeros del vuelo Sky Santiago Concepción de esta mañana, ya que debido a las fuertes ráfagas de viento (107 km/h, medidos) no pudo aterrizar. Lo intentó dos veces hasta que desistió y tuvo que retornar a Santiago @Cooperativa pic.twitter.com/LmOOZCp2Tw
— Cristofer Espinoza (@CEspinozaQ) July 16, 2026
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentet e frikës brenda kabinës, ndërsa pasagjerët përjetonin lëkundjet e forta të avionit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik të Kilit (Dirección Meteorológica de Chile), në Aeroportin Carriel Sur në Concepción u regjistruan erëra me shpejtësi deri në 107 km/h, kushte që e bënin uljen të rrezikshme.
Pavarësisht situatës së tensionuar, avioni u kthye në Santiago pa incidente dhe nuk pati raportime për persona të lënduar.
Top Channel