Top Channel/ Panik në fluturim, erërat me shpejtësi deri në 107 km/h shkaktojnë turbulenca të mëdha
17/07/2026 18:33

Pasagjerët e një fluturimi të kompanisë Sky Airlines nga Santiago drejt Concepción në Kili përjetuan momente paniku, pasi avioni u përfshi nga turbulenca të forta dhe u detyrua të kthehej në aeroportin e nisjes për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Sipas mediave lokale, erërat në zonë arritën shpejtësinë deri në 107 kilometra në orë, duke e bërë të pamundur uljen e sigurt në aeroportin e Concepción. Ngjarja ndodhi të mërkurën në mëngjes, kur fluturimi SKY 161, i nisur nga Santiago, hasi vështirësi të mëdha gjatë tentativës për ulje. Për shkak të erërave të forta dhe turbulencave, pilotët vendosën të ndërpresin procedurën e uljes dhe të rikthehen në aeroportin e Santiagos. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentet e frikës brenda kabinës, ndërsa pasagjerët përjetonin lëkundjet e forta të avionit. Sipas Shërbimit Meteorologjik të Kilit (Dirección Meteorológica de Chile), në Aeroportin Carriel Sur në Concepción u regjistruan erëra me shpejtësi deri në 107 km/h, kushte që e bënin uljen të rrezikshme. Pavarësisht situatës së tensionuar, avioni u kthye në Santiago pa incidente dhe nuk pati raportime për persona të lënduar. Source-X-@ Kristofer Espinoza

Top Channel/ Nafta ngjitet mbi 88 dollarë. Platts në Europë pranë 1.262 dollarëve për ton
15/08 15:05
Top Channel/ Qindra emigrantë të tjerë gati të mësyjnë Ceutën: Ndërhyn Maroku, hesht Spanja!
15/08 14:07
Top Channel/ Tërmet i magnitudës 7.7 në Indonezi: Çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!
15/08 13:20
Top News – Hungaria fundos dy anije në Danub / Do të rrisë nivelin që të ftohë centralin bërthamor
15/08 13:17
Top News – Qindra të arrestuar për zjarrvënie në Francë / Luftë në Kroaci, Gjermani, Greqi e Spanjë
15/08 13:02
Top News – Tarifa ‘diskriminuese’ të tualeteve / Gratë duhet të paguajnë, burrat jo, paditet Vjena
15/08 13:01
Top News – EasyJet anulon 100 fluturime / Grevë në Francë, preken aeroportet në Paris e Lion
15/08 13:01
Top Channel/ Luksi bie, ankandet rriten! Të pasurit shpenzojnë për ora dhe bizhuteri
15/08 12:30
Top Channel/ Bezos investon te Liverpooli, miliarderi hyn në konsorciumin që bleu…
15/08 12:29
Top Channel/ Japonia nën pushtetin e ujit: Përmbytet e gjithë Chiba, 5 të vdekur!
15/08 12:23
Top Channel/ Trump: “Hormuzin do ta shpallim territor amerikan”, Irani: “Ta harroni”!
15/08 12:21
Top Channel/ Pesë vitet e regjimit Taliban, Afganistani feston përvjetorin mes paradave ushtarake
15/08 12:14
Top News – Ngushtica e Hormuzit, territor amerikan / Trump do ta shpallë sapo të mbarojë lufta
15/08 12:05
Top News – Spanja dridhet, tërmet i fuqishëm / Çahen rrugët, makinat shtypen nën rrënoja
15/08 12:04
Top News – T’i japim fund zyrtarisht luftës mes Koreve / Seuli propozon bisedime
15/08 12:03
Top News – 16 orë të humbur në det / Shpëtohet familja franceze, motori i tyre i ujit u përmbys
15/08 12:02
Top Channel/ Francë, rrjetet sociale: Bie nisma për ndalimin e përdorimit nga moshat nën 16 vjec!
15/08 11:19
Top News – ‘Sezon’ tërmetesh, toka s’ndalet së lëkunduri / Magnituda 7.7, 20 viktima në Indonezi
15/08 11:14
Top News – Irani sfidon SHBA: Prano humbjen! Trump, amerikanëve: Përgatituni për çmime të larta gazi
15/08 11:13
Top News – 5 Vite me Talebanët në krye / Afganistani ‘në festë’, flamuj, muzikë dhe…
15/08 11:00