U dhunua nga disa persona në Sarandë, reagon oficeri Velço: Ishte konflikt i çastit, më shanë teksa po udhëtoja me motor
Është arrestuar Edison Agolli, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në ngjarjen e 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë Brian Syzo.
Po ashtu në pranga ka rënë edhe Brian Syzo.
Burime pranë grupit hetimor kanë bërë me dije se ditën e djeshme është kapur 22 vjeçari Edison Agolli, i cili ka qenë bashkë me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë në momentin kur kanë tentuar të vrasin me armë Brian Syzon.
22 vjeçari u shpall në kërkim që në momentin kur ndodhi ngjarja ndërsa u bë i mundur arrestimi i tij nga strukturat e hetimit të krimit në DVP Korçë. Mbi 22 vjeçarin rëndon akuza e “vrasjes me paramendim e kryer për interes, hakmarrje” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Njëkohësisht krahas ngjarjes së ndodhur në Pogradec, arrestimi i Agollit lidhet edhe me vendosjen e kamerës në afërsi të IEVP Drenovë për të parë lëvizjet e Syzos.
Po ashtu, është arrestuar edhe 35 vjeçari Brian Syzo, i plagosur në ngjarjen e Pogradecit, pasi gjykata e apelit ka lënë në fuqi një vendim të shkallës së parë të gjykatës së Pogradecit në vitin 2023, për “prodhim dhe shitje narkotikësh”, ku Syzo do të vuajë dënimin prej 3 vitesh e 4 muaj burg.
Top Channel