Rakuni “Jimothy” pushton rrjetin, kafsha me deformim të rrallë mahnit banorët e Seattle-it 17/07 08:41
Spektakli më i madh e më i ndjekur i humorit në Shqipëri Portokalli nisi nga Librazhdi turin nëpër Shqipëri “Verë dhe portokalle”.
Për më shumë se një dekadë aktorët dhe drejtuesit e njohur të spektaklit të së dielës rrugëtojnë nëpër Shqipëri jo vetëm për të qenë më pranë publikut, por edhe për të ndjerë nga afër dashurinë e tij.
Ata që çdo të diel qëndrojnë të mbërthyer para ekranit të Top Channel, për të ndjekur aktorët e tyre të preferuar, tashmë mbushin sheshet e çdo qyteti për t’i parë nga afër e padyshim për të bërë shumë fotografi.
“Verë dhe portokalle” do të udhëtojë në çdo qytet të Shqipërisë, ndërsa takimi i radhës është në 25 Korrik në Fier.
Top Channel