Grabiti me forcë xhiron ditore të një dyqani në Durrës, arrestohet 37-vjeçari
Kjo është Sindi Sheri, pedagoge dhe doktorante në Suedi dhe prej 47 ditësh pjesë e protestës që po mbahet në Tiranë.
Sindi, përveçse në mbështetje të protestës, bashkë me një grup akademikësh të tjerë nga e gjithë diaspora, janë organizuar në një grupim të quajtur Global Albania Academic Network dhe kanë hartuar një raport për vitin 2026 mbi demokracinë, reformat, institucionet në funksion të anëtarësimit të Shqipërisë sa më shpejt në Bashkimin Europian.
“Nuk zëvendësojmë raportet zyrtare. Këndvështrim ndryshe të situatës. Raportet ekzistuese tregojnë kritere formale, jo realitetin. Eksperienca europiane akademike nga gjithë disiplinat. Nuk jemi partiakë”, tha Sindi.
Ky nuk është një grup i mbyllur. Gjithë akademikët e interesuar që çmojnë se mund të kontribuojnë me eksperiencën e tyre mund të marrin pjesë në hartimin e këtij raporti, i cili pritet të publikohet në një konferencë, e cila do të mbahet në Tiranë në datat 24-25 tetor.
Top Channel