Deklarata skandaloze për spastrimin etnik të Kosovës/ Ministrja serbe refuzon dorëheqjen dhe kërkon të justifikohet: Duhej të kisha përdorur termin “deportim” Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier deklaron se ngërçi politik është duke e penguar Kosovën të ecë përpara me prioritetet e saj strategjike dhe po ndikon negativisht në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.
Në një intervistë për Radion Europa e Lirë, Hovenier insistoi se vendi ka nevojë urgjente për institucione të qëndrueshme, duke u bërë thirrje partive politike të gjejnë kompromis për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit. Sipas tij, pezullimi i Dialogut Strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së është një pasojë konkrete e përkeqësimit të marrëdhënieve me Uashingtonin.
Për Hovenier, nëse synon ta rikthejë marrëdhënien me administratën e presidentit Donald Trump.Prishtina duhet të veprojë më shpejt në dy çështje kyçe: përfshirjen në projektet rajonale të gazit të lëngshëm natyror, LNG, dhe zgjidhjen e shqetësimeve që lidhen me komunitetin serb në koordinim me SHBA-në dhe Bashkimin Europian.
“Vëmendja e Uashingtonit nuk është e pafundme.Për këtë arsye, mendoj se është e rëndësishme të shfrytëzohen mundësitë që ofrohen dhe të mos shpenzohet shumë kohë duke u menduar apo reflektuar, por, përkundrazi, të përpiqesh të gjesh fusha të përbashkëta bashkëpunimi dhe përparimi”, u shpreh ish ambasador i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Ai paralajmëroi se administrata amerikane pret hapa konkretë, teiksa i mëshoi idesë se pa institucione funksionale Kosova do ta ketë të vështirë të avancojë në procesin e integrimit europian, dialogun me Serbinë, tërheqjen e investimeve dhe forcimin e partneritetit me aleatët ndërkombëtarë.
Top Channel