Pranimi për ngritjen e Komisionit për Zgjedhjet dhe refuzimi për ‘McGonigal’, zbardhet vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese

17/07/2026 21:28

Pranimi për ngritjen e Komisionit për Zgjedhjet dhe refuzimi për ‘McGonigal’, zbardhet arsyetimi i Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur sot vendimin për dy çështjet e dërguara në këtë organ nga Partia Demokratike.

Në vendimin e arsyetuar, trupa kushtetuese sqaron se nuk është pranuar kërkesat e deputetëve demokratë për të ngritur një komision hetimor për çështjen e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, për shkak se nuk ka përmbushur kriterin kushtetues të ekzistencës së një “çështjeje të veçantë”, pasi objekti i propozuar nuk individualizon me qartësi faktet ose grupin e fakteve që do t’i nënshtroheshin hetimit parlamentar.

Ndërkohë pranimi i kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 Majit 2025, është bërë pasi Kushtetuesja shprehet se nuk e ka gjetur të bazuar argumentin e Kuvendit se ngritja e komisionit hetimor do ta shndërronte Kuvendin në një “superorgan”, apo se ngritja e komisionit hetimor do të krijonte mbivendosje me Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Top Channel