Didier Deschamps dhe “pista” saudite, një opsion për të ardhmen?
Finalja e Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës nuk do të jetë historike vetëm për atë që do të ndodhë në fushë.
Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, FIFA do të organizojë një spektakël muzikor në pushimin mes pjesëve, të ngjashëm me atë të famshëm të Super Bowl-it. FIFA ka konfirmuar se shfaqja artistike do të zgjasë 11 minuta, por nuk ka sqaruar sa do të jetë kohëzgjatja totale e pushimit. Arsyeja është se ngritja dhe çmontimi i skenës kërkojnë disa minuta shtesë, ndaj ndërprerja pritet të jetë dukshëm më e gjatë se 15 minutat tradicionale.
Sipas mediave amerikane dhe britanike, pushimi mund të zgjasë nga 20 deri në 30 minuta, edhe pse FIFA ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar për kohën totale. Kjo ka hapur debat, pasi rregullorja e IFAB parashikon që pushimi i pjesës së parë nuk duhet të kalojë 15 minuta, ndërsa rregullorja e vetë Botërorit përmend vetëm një interval prej 15 minutash pa specifikuar një kufi maksimal.
Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës, që do të luhet të dielën në MetLife Stadium, pritet kështu të sjellë një risi të madhe në historinë e futbollit, duke kombinuar spektaklin e futbollit me argëtimin tipik të eventeve më të mëdha sportive amerikane.
Top Channel