Skandali Balogun nuk e lëkund, Infantino drejt mandatit të katërt, mbi 200 federata i japin mbështetjen
Të dielën e 19 korrikut MetLife Stadium në East Rutherford (Neë Jersey) do të presë aktin final të Botërorit 2026 me Spanjën dhe Argjentinen që do të diskutojnë mes tyre titullin kampion të botës.
.Por në prag të kësaj ndeshjeje, ajo që po tërheq vëmendjen në të gjithë globin është barriera ekonomike e ngritur rreth këtij eventi; mes helikopterëve e avionëve private, biletave, çmimet e të cilave arrijnë deri në 2 milionë dollarë dhe debutimit të ‘çmimeve dinamike’, të përjetosh drejtpërdrejt në stadium finalen e madhe të Botërorit është shndërruar në një luks të rezervuar vetëm për një elitë të vogël financiare.
Biletat me çmime marramendëse dhe tarifat ‘dinamike’
Për herë të parë në historinë e Botërorëve u përdor sistemi i çmimeve dinamike, një mekanizëm tipike amerikane sipas të cilit, kostoja e biletave përcaktohet në bazë të kërkesës. Rezultati? Çmimet origjinale që ishin në vetvete të larta, shpërthyen duke kaluar dukshëm limitin e spekulimit. Ja disa shembuj:
Kategoria 4 (më economikët) 700 euro, të rishitura me çmime nga 4.450 euro deri në mbi €32.000
Kategoria mesatare 3.150 euro, të rishitura me çmime nga 4.800 euro në 5.785 euro në kanalet zyrtare
Kategoria 1 (vendet 4 mira) 9.600 euro, arrijnë deri në 190.000 euro (merkato primare)
Vendet më të mira të stadiumit arrijnë deri në 2 milionë dollarë.
I vetmi kanal legal për të shkëmbyer biletat është platforma e rishitjes së tyre e kontrolluar nga FIFA që mban një komision prej 15% si nga ata që blejnë biletat ashtu edhe nga ata që i shesin. Edhe pse FIFA deklaron se këto të ardhura do të riinvestohen te futbolli i të rinjve dhe në infrastrukturat e vendeve më të varfra, Federata Spanjolle e Futbollit i përkufizoi këto tarifa skandaloze dhe të papranueshme duke akuzuar sistemin se ka përjashtuar pjesën më të ngrohtë dhe më popullore të tifozerisë.
Reagimet e drejtuesve të FIFA
Presidenti i FIFA, Gianni Infantino likuidoi polemikat me një batutë duke mbrojtur pasurinë e merkatos amerikane të argëtimit duke premtuar me irono se do t’iu shërbejë vetë Coca Cola dhe Hot doh kujtdo që vendos të shpenzojë vërtet 2 milionë dollarë për një biletë.
Helikopterë, hangarë dhe furgonë të FIFA; paradoksi i transporteve
Ndërsa hyrja në stadium ka përjashtuar portofolët normalë, edhe qarkullimi rrugor është bërë i tillë që të përshtatet miliarderëve. Aeroporti i Teterboro, pjesa private që ësgtë vetëm 6 milje nga MetLife Stadium është ezauruar i tëri; të 19 hangarë(vetëm për ditën e finales, kostoja është rreth 10 mijë dollarë) janë dhënë me qira dhe vendet për të dielën janë ezauruar të gjitha, ndërsa ata që do të vijnë me helikopter nga Manhattan do të shpenzojë rreth 6 mijë dollarë për një fluturim prej 4 minutash. Në momentin që do të zbresin, për të përshkuar 10 km deri në stadium mund të marrësh me qira një Mercedes-Benz Sprinter të blinduar me shofer zyrtar të FIFA për një shifër prej 1000 dollarësh. Ndërsa për tifozët e thjeshtë qarkullimi është një makth; numri i trenave është reduktuar në minimin dhe çmimet janë të papërballueshme, autobusët e linjës thuajse nuk ekzistojnë dhe taksitë(duke përfshirë ato Uber dhe shërbimet e qiradhënies) janë të detyruar të ndalen të paktën 2 km larg kangjellave të MetLife Stadium.
Një publik me sponsor dhe figurantë
Në këtë kontekst, tifozeria e nxehtë dhe e pastër rrezikon të mbetet një kujtim i largët. Në tribunat e MetLife Stadium do të jenë turistë të pasur përfaqësues të sponsorëve shumëkombëshe dhe punonjës të kompanive që kanë marrë biletat si përfitim komercial. Nuk do të mungojnë studiot ligjore që kanë punuar falas në këmbim të paketave pa pagesë të hyrjes; spektatorë që janë gati të veshin fanellën e një prej dy skuadrave dhe për t’u improvizuar në figurantë vetëm për të shijuar spektaklin duke përsëritur pjesërisht atë që u pa edhe në Katar 2022. Nismat për të ulur çmimet ishin shumë të pakta dhe shpesh të operacione të pastra marketingu. I vetmi përjashtim politik ishte ai i kryetarit të ri të bashkisë së Neë Yorkut, Mamdani që arriti të sigurojë një marrëveshje me FIFA për të rezervuar 1000 bileta me çmim 50 dollarë secila për banorët me më pak të ardhura të metropolit që u shpërndanë përmes një lotarie bashkiake. Një mijë bileta me një çmim politik në 6.5 milionë spektatorë totalë të përllogaritur për të gjithë turneun. Një pikë uji në shkretëtirën e një futbolli, që për të paktën 90 minuta në Neë York, vendosi të harrojë përfundimisht origjinën e tij popullore.
Top Channel